LSDM-ja i ka bërë thirrje kryesisë së VMRO-DPMNE-së që të përfundojë me keqpërdorimin e qytetarëve për protesta dhe të tërheqjes së qytetarëve të pafajshëm në dhunë.
“Maqedonia ka shumicë të re legjitime dhe kryetar të ri legjitim të Kuvendit, të zgjedhur sipas Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve të RM-së, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Proceset demokratike, siç citohet, vazhdojnë në drejtim të formimit të qeverisë së re dhe se liderët e partive politike, institucionet, të punësuarit në institucione janë të detyruar që të mundësojnë formimin e saj.
“Vazhdimi i proceseve demokratike është prioritet shtetëror. Shkelja e interesave shtetërore është jokushtetuese dhe vepër e rëndë penale dhe mbart përgjegjësi”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...