Vetëm pak ditë pas dështimit të kryeministrit Isa Mustafa në Bruksel, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i kanë hyrë një aventure tjetër për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas këshilltarit të kryeministrit, Faton Abdullahu 17 deputetë të LDK-së, i kanë paraqitur kryetarit të tyre një propozim në këmbim të votës pro demarkacionit.
Propozimi për kryeministrin Mustafa është që Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi t’i bashkëngjitet një aneks-marrëveshje tjetër, sipas së cilës Qeveria obligohet që pas dy vjetëve ta rishqyrtojë pjesën e vijës kufitare në Kullë dhe Çakorr, aty ku ka pretendime se Kosova humb territor në raport me shtetin malazez.
Por Avokati i njohur në Kosovë, Tomë Gashi është shprehur për Tribuna Channel se kjo nismë e deputetëve nuk gjen mbështetje në ligjet ndërkombëtare dhe nuk mund të jetë e ligjshme.
Ai thotë disa edhe arsyen se pse Mali i Zi është shkaku që kjo marrëveshje nuk ndryshon.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...