Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka deklaruar se mund të refuzojë ftesën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, pasi ai priti tri luftanijë kineze në qytetin e tij të origjinës.
Duterte nuk ka marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka forcuar marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë, tha se nuk mund të ‘vizitojë Shtetet e Bashkuara, pasi ka agjendën e zënë’, transmeton portali arbresh.info.
“Jam zënë ngushtë, por nuk mund të bëj ndonjë premtim. Duhet të shkoj në Rusi dhe Izrael”, ka thënë ai para gazetarëve.
Vitin e kaluar, Duterte e quaji ish-presidentin amerikan, Barack Obama ‘bir bushtre’, pasi ky i fundit e kishte kritikuar për ‘luftën e tij kundër drogës’./Arbresh.info
Nga Doha në Madrid, zbulohet lokacioni i ri i Finalissimas m...
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...
Presidenti iranian paraqet tri kërkesa për t’i dhënë fund lu...
IKSHPK: Cilësia e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese, Prisht...