Menjëherë pas seksit mund të jeni shumë të relaksuar, por janë tri gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë pas aktit, transmeton portali arbresh.info.
“Kur indet vaginale lubrifikohen, enjten dhe fërkohen gjatë raportit seksual, ajo i ndryshon mënyrën indeve se si reagojnë”, thotë gjinekologia Leslie E. F Page.
“Për këtë arsye ka rrezik më të madh ndaj infeksioneve”.
Kështu, nëse doni të mbani pjesët intime të shëndetshme, ju sugjerojmë të mos i bëni asnjëherë këto gjëra pas seksit.
Të pastroni vaginën me sapun
Mund të ndiheni sikur doni të pastroheni pas seksit, por sigurohuni të mos përdorni sapun. Sapunisja e pjesëve femërore mund të shkaktojë irritim dhe thatësi dhe madje mund të keni reagim alergjik.
Harroni të urinoni
Ka një arsye se pse gjithnjë keni nevojë të bëni çiçën pas seksit, sepse ndihmon të pastroni bakteret që mund të jenë futur në vaginën tuaj.
Të relaksoheni në vaskë të nxehtë
Ideja e një vaske të ngrohtë mund të tingëllojë shumë mirë, por në të vërtetë kjo gjë do të ishte shumë e keqe për vaginën tuaj. Gjatë aktit seksual vulva juaj enjtet dhe hapet, që do të thotë shans më i madh për infeksion thotë, Leslie./Arbresh.info
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...