Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje që të luftohet fashizmi në tërë Ballkanin e të mos viktimizohemi. Në profilin e tij në Facebook, Ahmeti thotë se nuk duhet të zhytemi në viktimizim.
Këto komente Ahmeti i ka bërë pas ngjarjeve të ditës së djeshme në parlamentin maqedonas, përmes një postimi në Facebook.
Më poshtë është postimi i plotë i tij.
“Ziadin Sela është gjallë vetëm pse paramilitarët menduan se ai kishte vdekur, dhe kishin festuar para kohe. Duhet ta luftojmë fashizmin në krejt Ballkanin. Duhet ngritur zërin të gjithë. Sot nuk duhet të zhytemi në viktimizim, por në aktivizëm për ndryshime.
P.S. uroj sherim të shpejtë për Ziadinin dhe gjithë deputetët e sulmuar nga fashizmi në Maqedoni” shkruan Ahmeti.
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...
Irani i gatshëm t`i shqyrtojë kompromiset për marrëveshje me...
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...