Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta ka munguar në stërvitje për shkak të lëndimit para derbit të së shtunës ndaj Espanyolit.
Skuadra e Luis Enriques do të përballet me fqinjët e tyre në ‘Estadi Cornella-El Prat’, por mund të jetë në mungesë Iniestas pasi 32-vjeçari mungoi në seancën stërvitore për shkak të një problemi me këmbën e djathtë, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori adoleshent Carles Alena është stërvitur në skuadrën e parë në mungesë të Iniestas.
Barcelona u rikthye në krye të La Ligas pas fitores 3 me 2 në ‘El Clasico’ ndaj Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’./arbresh.info
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër