Çdo komb ka paragjykime, prej të cilave disa prej tyre filluan mijëra vjet më parë.
Një besim popullor që ekziston në shumë kultura është edhe ‘syri i keq’. Thuhet se mund të shkaktojë dhimbje, lëndime dhe fat të keq.
Prandaj fillimisht turqit janë ata të cilët e kanë përdorë simbolin e syrit të kaltër ose siç quhet “Nazari”. Por, a keni menduar cila është historia e tij?
Një sy i kaltër është regjistruar fillimisht në Mesopotami rreth 5 mijë vjet më parë në material prej argjile.
Thuhet se ky sy mund të ketë origjinën që nga fillimi i epokës së Paleolitit. Ky simbol gjendet në kulturat hebraike, si dhe shoqëritë budiste dhe hinduse.
Përmes këtij simboli besonin se do të mbroheshin nga fati i keq që mund të vinte si reflektim i ziliqarëve.
Thuhet se syri i keq është një mallkim që besohet të jetë hedhur nga një shkëlqim verbues, i cili zakonisht drejtohet ndaj një personi që nuk është i vetëdijshëm.
Shumë kultura besojnë se marrja e syrit të keq do të shkaktojë një fatkeqësi.
Megjithatë, ky simbol është thjesht një traditë turke. Është gjithashtu suveniri më i shitur.
Nga unaza të vogla, aksesorë çelësash deri te qeramikat për t’u varur në shtëpi. Kështu ato shiten gjithandej kudo që ekziston turizmi.
Mirëpo, religjioni islam e ndalon një besim të tillë duke e futur në radhet e bestytnive të tjera.
Turqit mbajë me vete ose e shfaqin në shtëpinë e tyre këtë simbol. Mirëpo, shpesh kur pyeten nëse ata besojnë se do të shmangin fatin e keq përmes këtij guri, ata thjesht mbledhin shpatullat e tyre.
Këto simbole që kanë arritur të jenë më të shiturat në tregjet botërore, prodhohen edhe në Kinë.
Kështu disa mund të thonë nëse dua të shmang fatin e keq e dua një gur origjinal e jo kopje të bëra në Kinë.
Aksioni në Zveçan, reagon Sveçla: Armatimi u gjet në objekti...
Vance: Nuk jemi në luftë me Iranin
Gatishmëri e lartë në SHBA, rriten masat e sigurisë pas sulm...
Policia kap armë, granata dhe municion të fshehura në një st...
E konfirmon Deco, Szcesny do të vazhdojë edhe për një sezon
Pamjet satelitore tregojnë përdorimin e bombave anti-bunker ...