Deri më tani raportohet se 13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Shkupit për shkak të lëndimeve të pësuara në protestë.
Talat Xhaferi sot është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, dhe për këtë situata është përshkallëzuar brenda dhe jashtë Kuvendit pasi protestuesit kishin arritur të futeshin brenda objektit.
“Raportohet se në spitalin e qytetit 13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për lëndimet që kanë marrë nga protestuesit. Megjithatë nuk kemi informatë se në mesin e tyre ndodhet edhe ndonjë deputetë apo jo”, raporton Alsat-M.
Alsati raporton se turma të qytetarëve nga qytete të ndryshme po vazhdojnë të vijnë te Kuvendi.
Policë të shumtë kanë hyrë brenda Kuvendit por ende nuk kanë arritur që të largojnë protestuesit.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...