Kushdo që është braktisur nga personi i zemrës e kupton ndjenjën që duket thuajse dikush ju ka goditur në zemër. Është ajo lloj ndjenje që ju shtyn të dërgoni 28 mesazhe ish-it tuaj, të pini tekila për një javë, të lini punën, etj.
Lajmi i mirë për ju është se ekziston një arsye shkencore pse keni bërë zgjedhje të tilla të tmerrshme.
Një studim i vitit 2005, nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë, ka zbuluar një lidhje mes ndjeshmërisë së dhembjes fizike dhe asaj shoqërore.
Gjeni që i rregullon qetësuesit më të fortë të trupit është gjithashtu i përfshirë edhe në përvojat e dhimbshme shoqërore.
Kjo do të thotë se kur përjetoni refuzim, trupi i liron të njëjtit qetësues natyral për dhimbjen fizike dhe i regjistron ato si gjëra të njëjta.
Gjithashtu, një studim tjetër i vitit 2008, ku i ka përfshirë qindra mijëra çifte të martuara në SHBA, ka zbuluar se mundësitë e vdekjes të një personi janë rritur tre muaj pasi që partneri i tyre kishte vdekur.
Sami Lushtaku arrin në stacionin policor në Skenderaj
“Dhuɳa është dënuar nga secili prej nesh, por edhe provokime...
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...