Një lajm i keq vjen nga kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani.
Portieri i Pisas në Serien B të Italisë, ka pësuar një lëndim në stërvitjen e sotme me skuadrën, derisa nesër do të dijë se sa do të mungojë.
Ai po ashtu ka falënderuar tifozët e Pisas, për mesazhet që ia kanë dërguar.
“Dua të falënderojë tifozët e Pisa, për gjithë atë dashuri që kanë treguar, më shumë se çdo herë tjetër në karrierë. Nesër do të kryej testet mjekësore, për të kuptuar shkallën e lëndimit tim. Faleminderit të gjithëve. Forca Pisa”, ka shkruar Ujkani në Facebook.
Ai po përjeton momente të këqija me Pisan, e cila katër javë pa u mbyllur kampionati në Serie B ndodhet në vendin e fundit, me gjasa minimale për t’i shpëtuar mbijetesës. Sidoqoftë, paraqitjet e mira këtë sezon të Ujkanit, ku ka pranuar më së paku gola nga të gjithë portierët, japin sinjal se ai në verë mund të transferohet në ndonjë skaudër tjetër.
Kujtojmë që ndeshja e ardhshme e Kosovës është ajo e 11 qershorit me Turqinë, me shpresën se Samiri deri atëherë do të jetë gati.
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...