Sachsen-Anhalt ka dëbuar 14 qytetarë të Shqipërisë dhe Kosovës. Ata kanë fluturuar me një aeroplan Charter të enjten e kaluar, ndërsa lajmi është publikuar të hënën nga autoritetet gjermane, shkruan morgenpost.de.
Njëherësh aeroplani ka fluturuar drejt Tiranës, më pas drejt Prishtinës.
Nga landet tjera gjermane janë dëbuar edhe 21 persona tjerë, pra gjithsej 35 – prej të cilëve 8 nga Kosova dhe 27 nga Shqipëria. Përveç Sachsen-Anhalt dëbimet tjera kanë ndodhur nga Thüringen, Rheinland-Pfalz, Brandenburg, Nordrhein-Westfalen si dhe Niedersachsen. Shqipëria dhe Kosova vlejnë si shtete me origjinë të sigurtë, pra pa gjasa për të fituar azil banorët e tyre.
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...