Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu anuloi bisedimet me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, pasi ky i fundit refuzoi kërkesën e kreut izraelit për të mos u takuar me grupet e aktivistëve të majtë, që kritikojnë trajtimin e palestinezëve nga Izraeli.
Berlini ka shtuar kritikat e tij për politikat e kolonizimit të Izraelit në të njëjtin territor, që palestinezët e kërkojnë për të ngritur shtetin e tyre. Netanyahu kishte paralajmëruar se nuk do të takohej me përfaqësuesin gjerman, nëse ky i fundit do të zhvillonte takimet e planifikuara me grupet “Thyerja e heshtjes” dhe “B’Tselem”.
Netanyahu i ka akuzuar këto grupe se po përpiqen të dëmtojnë shtetin, ndërsa qeveria izraelite ka ndërmarrë hapa për të ndaluar financimet e tyre nga jashtë. Ekzekutivi izraelit i cilëson organizatat joqeveritare të majta, si armiqësore ndaj shtetit. Ministri i Jashtëm gjerman tha se anulimi i takimit nga Netanyahu ishte mjaft i habitshëm.
“Imagjinoni sikur kryeministri izraelit të vijë në Gjermani dhe të kërkojë të takohet me njerëzit që kritikojnë qeverinë, por ne t’i themi se s’është e mundur. Kjo do të ishte e pamendueshme”, deklaroi Gabriel, i cili në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor u takua me kryeministrin palestinez, Rami Hamdallah.
Grupi “Thyerja e heshtjes” është një organizatë ish-ushtarësh, që mbledh dëshmi anonime nga ushtria për abuzimet ndaj palestinezëve. “B’Tselem” është një prej organizatave kryesore në Izrael për të drejtat e njeriut, por që të dyja janë kritikuar nga qeveria se bëjnë akuza të pabaza dhe dëmtojnë shtetin izraelit.
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër