
Eden Hazard
Eden Hazard ka pranuar se nuk është në bisedime me Chelsean rreth kontratës së re.
Hazard ka qenë subjekt interesimi nga Real Madridi javëve të fundit derisa raporte të ndryshme pretendojnë se skuadra në La Liga është e gatshme për të ofruar gjithçka për të sjell reprezentuesin belg në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari ka qenë në formë fenomenale te klubi i tij këtë sezon dhe ka luajtur një rol të madh në garën e Chelseat për ‘FA Cup’ dhe Premierë Ligë. Së fundmi thuhej se Chelsea kishte në plan t’i ofronte futbollistit të tyre një super kontratë me pagë javore 300 mijë funta si shpërblim për formën e tij.
Lexo më shumë: Barcelona zbulon të ardhmen e Neymarit
Por, Hazard ka thënë se Chelsea nuk e ka kontaktuar ende atë rreth marrëveshjes së re apo për të diskutuar rreth të ardhmes.
“Nuk ka asnjë shenjë të kontratës së re për momentin”, tha Hazard për ‘Sky Sports’.
“Nuk jam i fokusuar në këtë. Nuk e kam në mendje. Kam edhe dy ose tri vite të mbetura në kontratë”
“Dua thjeshtë të përfundoj sezonin mirë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, përfundoi belgu./arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi