Përdorimi i tepruar i telefonit nga prindërit pengon jetën familjare, sipas një studimi ku janë pyetur nxënësit.
Mbi një e treta e 2000 të anketuarve të moshave nga 11 deri në 18 vjeç, i këkojnë prindërve të mos rinë gjithë kohës mbi pajisjet e tyre.
14% thonë se prindërit janë online në orën e ushqimit, dhe 95% e 3 mijë prindërve, të pyetur më vete, e mohojnë këtë.
Studimi është bër nga Digital Awareness UK. Një fakt tjeter interesant nga nxënësit e pyetur është se kur i kanë kërkuar prindërve të heqin telefonin, 46% e prindërve nuk e kanë pasur mendjen ndërsa 44% i kanë injoruar dhe mërzitur.
Përveç kësaj vetëm 10% e prindërve besonin se përdorimi i telefonit ishte një shqetësim për fëmijët e tyre, ndërsa 43% janë shprehur se kalojnë shumë kohë online.
“Sondazhet tona tregojnë se fëmijët janë të vetëdijshëm për shumë nga rreziqet që vijnë nga përdorimi i tepërt i teknologjisë por kanë nevojë për të rriturit në jetën e tyre për të vendosur kufijtë e qartë dhe për tu pasur model shembulli. Për të arritur këtë, kemi nevojë për bashkëpunimin e shkollës dhe familjes për të dhënë këshilla të vazhdueshme”, është shprehur Mike Buchanan, drejtori i një shkolle në Britani.
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA