Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qarkun e Vlorës.
Rama u shpreh se në tre vjet e gjysmë kjo qeveri nuk arriti të bëjë mrekulli, por kanë dëshmuar se Shqipëria mund të bëhet shtet dhe mund të bëhet vendi ku secili të marrë atë që i takon sipas meritës.
“E di shumë mirë që të papunë ka në Vlorë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, por di gjithashtu se ajo që ne kemi bërë me arsimin profesional, do të bëjë që në 4 vitet e ardhshme shumë djem e vajza do të mund të punësohen dhe do të mund të hapin edhe bizneset e tyre. Jo të gjithë mund të shkojnë në universitet. Ne nuk jemi partia që thotë voto për mua se do të jap kopjen e maturës. Nuk jemi partia që thotë voto për mua, se të fus unë në universitet pa të drejtë. Jo ne jemi partia që thotë eja me ne që të bëjmë të mundur një Shqipëri, ku të marrësh atë që meriton, ku nuk ka rëndësi se djali apo vajza e kujt je”, tha Rama./Arbresh.info
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës