Kadeti më i mirë i huaj në Britani, u zgjodh kosovari Xhevahir Hasanaj, derisa rrëfimin e tij prej një jete ushtari, ai e ndau edhe me shikuesit e Klan Kosovës.
Hasanaj tha se në momentin kur u nderua me çmimin e kadetit më të mirë në Akademinë ku po vijonte trajnimet ushtarake në Britani, ishte Kryeministrja britanike Theresa May, ajo e cila e kishte befasuar me një mesazh.
Në Ora e Pasdites të Klan Kosovës, Kadeti Hasanaj tha se May ishte aq e impresionuar me sukseset që Kosova ka arritur deri më sot.
”Theresa May më tha jam shumë e impresionuar me të arriturat në Kosovë”.
”Ajo iu referua punës së UÇK-së e deri tek FSK-ja e sotme. Këto fjalë May m’i tha në mesin e 21 ushtrive të vendeve të tjera” u shpreh Hasanaj.
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...