Është ende shpejt për të folur për titullin kampion në Moto GP, teksa janë zhvilluar vetëm 3 gara, por viti 2017 ka nisur mjaft mirë për pilotin italian Valentino Rossi.
Në tri gara ai ka arritur tri podiume (dy herë i dyti dhe një herë i treti), duke marrë kreun e renditjes botërore edhe pse nuk fituar ende asnjë garë.
Duket se këtë vit taktika e Rossit do të jetë vijueshmëria e rezultateve, një strategji që mund t’i japë titullin e dhjetë kampion pilotit italian.
“Gara e fudnit në Austin ishte e vështirë, por arrita të mbaja ritmin e dy motorëve Honda, që ishin shumë të shpejtë. Ndaj për mua ky vend i dytë është një rezultat shumë i mirë”, tha Rossi.
Rossi mori kreun, duke përfituar edhe nga rrëzimi i shokut të skuadrës Maverick Vinales, që e mbylli garën pa asnjë pikë.
Italiani ka 56 pikë, 6 më shumë se Vinales, ndërsa Marquez, kampioni i botës në fuqi ka 38 pikë. “Jam i pari dhe ky është një rezultat fantastik, pasi nuk e kasha menduar këtë pozicion pas 3 garash.
Tashmë shpresoj që të arrij edhe fitoren e parë sezonale, që do të më ndihmonte për të arritur objektivin final.
Tri garat e para kanë qenë të mira, kemi punuar fort dhe kemi korrur rezultate pozitive, ndaj falënderoj inxhinierët për punën e bërë”, u shpreh Valentino Rossi pas garës.
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...