Sllobodan Milloseviq, ish-president i Republikës Federale të Jugosllavisë, është konsideruar gjithmonë të jetë një figurë e diskutabile-e dyshimtë.
Rreth karakterit dha aktiviteteve të tij ka pasur gjithmonë shumë polemika, por ajo që është e njohur është se ai nuk ishte i “preferuari” i Perëndimit.
Megjithatë, në një artikull të publikuar së fundmi nga mediat serbe, përcjell Telegrafi, në të cilën është përfshirë edhe një “video ilustruese” pretendohet se tregohet “bashkëpunimi i tij me Shtetet e Bashkuara”.
Madje, po sipas medieve serbe, “sipas dokumenteve dhe të dhënave të CIA-s, ai ishte në listën e pagave të kësaj agjencie, dhe kjo të bën të mendosh se ai ishte agjent i tyre”.
Sigurisht, siç shkruajnë më tej mediat serbe, ai në këtë histori nuk është i vetëm.
“E tëra filloi pasi CIA censuroi raportet e veta, e një ish-agjent kishte cituar listën e tërë të emrave për të cilët pretendon se ata ishin agjentë të CIA-s. Ajo që është më interesante është fakti se ish-agjenti i CIA-s, Robert Ber, në vitin 2013 publikisht tha se Millosheviqi ishte vendosur në listën e pagave të agjencisë. Ai nuk u ndal, por në të gjithë historinë e futi edhe Stjepan Mesiqin, Franjo Tuxhmanin, Alija Izetbegoviqin dhe Radovan Karaxhiqin, dhe deklaroi se ata ishin agjentë të CIA-s”, shkruajnë mediat serbe.
https://www.facebook.com/malagurski/videos/1107163542700329/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...