Lezha e Besëlidhjes mirëpriti të dielën një grup vizitorësh nga Italia i përbërë nga 60 arbëreshë të komunave Frashineto, Ejanina, Civita dhe Sportello Linguistico San Marzano.
Kjo vizitë realizohet në përkujtim të 550-vjetorit të betejës së fundit të Gjergj Kastriotit, e cila me 24 prill 1467, në Krujën legjendare, u kurorëzua me fitore.
Bashkia Lezhë e përkrahu dhe mbështeti financiarisht këtë veprimtari mbarëkombëtare të inkuadruar në nismën: “Foleja Kombëtare Shqiptare”. Aarbëreshë u pritën nga kreu i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, i cili duke ju uruar mirseardhjen i ftoi në mjediset i institucionit që drejton.
Frrokaj e vlerësoi këtë veprimtari si mjaft të rëndësishme, pasi ajo nderon dhe përkujton betejat dhe heroizmin e pashoq të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Frrokaj theksoi se, me krenarinë që i përkasim këtij qyteti, i cili 573 vjet më parë, pati nderin të krijoi Besëlidhjen e parë të shqiptarëve në histori, duhet të punojmë për ta ruajtur këtë qytet si simbol të bashkimit, unitetit, harmonisë dhe mirkuptimit njerëzor kudo ku ka shqiptarë.

Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi