Kryeministri Edi Rama, me një mesazh në rrjetet sociale, ka vlerësuar punën e forcave të rendit, duke sjellë si shembull një grua police, të cilën e ka quajtur imazhin e “engjëjve mbrojtës” të rregullit në rrugët e vendit.
“Ermela Lika, pasi ka kryer me rezultate të shkëlqyera Akademinë e rilindur të Sigurisë, është bërë pjesë e #PolicisëQëDuam, bashkë me 888 gratë dhe vajzat me gradë, të cilat i janë bashkuar forcave të rendit tre vitet e fundit”, shkruan Rama.
“Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, që me përkushtimin dhe profesionalizimin e saj apo të tij, ka bërë të mundur kthimin e besimit të qytetarëve tek uniformat blu. Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por, edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj, përpara për #ShqipërinëQëDuam”, përfundon mesazhi i kryeministrit. Një ditë më parë, ai i bëri thirrje qytetarëve që të refuzojnë thirrjet e opozitës për bllokimin e rrugëve sot.
Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon drejtuesit e NATO-s në B...
Një milion evropianë i kërkojnë BE-së të pezullojë marrëvesh...
Nga nesër nis aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës p...
Laporta i ashpër me gjyqtarët: Turp, e papranueshme dhe e pa...
Dalin pensionet e moshës dhe ato kontribuuese
Luajti i gjakosur deri në fund të takimit me Atleticon, Ferm...