Sipas një eksperimenti të fundit, tregohet se nxitja fizike dhe ekspozimi ndaj nxehtësisë ekstreme, mund t’i vë zjarrfikësit në një rrezik të lartë për ndonjë atak të mundshëm në zemër.
Kjo mund të pasojë pasi elementët mund të shkaktojnë formimin e mpiksjeve të gjakut dhe parandalimit të relaksimit të enëve të gjakut, njofton Klan Kosova.
Një konkluzion i tillë u arrit kur autorët e studimit zgjodhën rastësisht 19 jo-duhanpirës, zjarrëfikës të shëndoshë nga Shërbimi Zjarrfikësve në Skoci.
Sipas autorit të studimit, Nicholas Mills, sulmet në zemër janë shkaku më i zakonshëm i vdekjes së zjarrëfikësve në detyrë.
Një ngjarje e tillë fatale sipas Mills, ndodh potencialisht gjatë ose pak kohë pas punës së tentimit për të fikur një zjarr të shpërthyer.
Bashkimi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Prishtinës
Rama: Çdo automjet që bart mbeturina dhe nuk ka kontratë me ...
Merz: Mirënjohës Trump për shtyrjen e sulmeve kundër termoce...
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëf...
Zbulohen tre opinionistët e Ferma VIP
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...