Telefoni i ardhshëm i HTC-së kishte mbajtur emrin e koduar Ocean dhe ky ka qenë një fakt i njohur për ne tash e disa muaj. Po ashtu, kemi ditur se aduti kryesor i shitjes së tij do të jetë korniza dhe kjo në mënyrën e përdorimit të telefonit përmes gjesteve.
Shumica kanë menduar se telefoni do të quhet HTC 11, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për pasuesin e telefonit HTC 10 nga viti i kaluar. Por, pas prezantimit të telefonave HTC U Ultra dhe U Play, ishte thënë se telefoni i ri do të quhej HTC U. E vërteta është se emri i ri do të jetë kombinim i këtyre dy emërtimeve.
Telefoni i ardhshëm do të quhet HTC U 11, na tregon llogaria e njohur evleaks. Pajisja do të ofrohet në pesë ngjyra – e zezë, e bardhë, e kaltër, e hirtë dhe e kuqe, por nuk do të jetë i pranishëm në të gjitha tregjet. Prezantimi i HTC U 11 do të mbahet më 16 maj.
Pritet që telefoni të ketë ekran 5,5 inç QHD, çip-set Snapdragon 835, kamerë kryesore prej 12 MP, 64 ose 128 GB memorie e brendshme, sis dhe sistem operativ Android 7.1 Nougat, transmeton kp.
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...