Edhe Ozil e ngacmon Mustafin rreth tarifës së transferimit

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 15: (L) Mesut Ozil celebrates scorin the 3rd Arsenal goal ieht (R) Shkodran Mustafi during the Premier League match between Arsenal and Swansea City at Emirates Stadium on October 15, 2016 in London, England. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

16:23 | 21 Prill 2017
Arbresh Info

Edhe superylli Mesut Ozil tallet me Shkodran Mustafin rreth çmimit që Arsenali pagoi për të siguruar transferimin e tij.

Mbrojtësi shqiptar ishte transferuar nga Valencia për 41 milionë funta në fund të muajit gusht dhe ka siguruar një pozitë startuese te mbrojtja e “Topçinjve” duke shfaqur një partneritet të jashtëzakonshëm me francezin Laurent Koscielnyn, transmeton portali arbresh.info.

Në librin e tij të ri rreth autobiografisë, Ozil ka zbuluar se shpesh e provokon bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Gjermanisë duke thënë: “Si është e mundur? Ne paguam 41 milionë te Valencia për të? Pse?”

Mustafi do të mungoj në ndeshjen e së dielës në kuadër të ‘FA Cup’ ndaj Manchester Cityt./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale