Ka rinisur evakuimi i civilëve dhe luftëtarëve sirianë nga katër qytetet e rrethuara, pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit midis palëve ndërluftuese, thonë mediat shtetërore dhe një grup monitorues.
Pesë autobusë që bartnin rebelët dhe të afërmit e tyre nga qytetet afër kryeqytetit lanë një pikë tranziti jashtë qytetit të Aleppos, ku ata kishin pritur të kalonin në territorin rebel, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, dhjetë autobusë të njerëzve nga qytete shiite të rrethuara nga rebelët e al-Foua dhe Kefraya arritën në qytetin Aleppo, i cili është nën kontrollin e qeverisë, tha al-Ikbariyah.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se pezullimi 48 orësh ishte për shkak të kërkesave rebele për qeverinë që të lirojnë 750 të burgosur si pjesë të marrëveshjes.
Sipas marrëveshjes, mijëra rebelë sunitë dhe civilë janë larguar nga Zabadani dhe Madaya, të cilat kanë kohë që janë nën rrethim nga forcat pro-qeveritare./Arbresh.info
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...