Edhe në këtë vit, konkretisht të dielën do të përkujtohen viktimat e komunikacionin rrugor, ku për pesë minuta do të bllokohen tri rrugë në kryeqytet, duke mundësuar tri përformanca me moton “Me kujto, me kujdes”.
Shënimi i kësaj dite ka për qëllim që nëpërmjet përkujtimit që iu bëhet viktimave në trafikun rrugor, të rritet shkalla e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të kemi një numër më të vogël aksidentesh, respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë.
Përkujtimi i viktimave do të bëhet nga Qendra për Zhvillim Multikulturor.- Impact, e cila nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se nën moton: “Me kujto, me kujdes” dhe do të përfshijë realizimin e tri përformancave paralele, në tri rruge të kryeqytetit tonë, Prishtinës.
Rrugët ku do të zhvillohen performancat janë Garibaldi, Agim Ramadani dhe Luan Haradinaj. Tri performancat do të fillojnë njëkohësisht, duke filluar nga ora 12:00 dhe përfundojnë në orën 12:05.
Performancat do të zhvillohen në mes të rrugës për qarkullim makinash, ku policia do të asistoj gjatë tërë kohës duke mbajtur të stopuar qarkullimin e makinave deri në përfundim të performancave përkatëse.
Kurti: Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtim, ne q...
Elijona: Ludo ia ka zënë vendin e finales Benitës
Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 mil...
Kurti i njofton ambasadorët për fushatën e MPB-së rreth Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...