SHBA-të i kanë kërkuar sot Këshillit të Sigurimit të OKB-së që t’i japë prioritet aktiviteteve jashtëzakonisht shkatërruese të Iranit në Lindjen e Mesme dhe t’i japë më pakë vëmendje konfliktit izraelito-palestinez.
Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley e cilësoi Iranin si fajtorin kryesor të konflikteve në Lindjen e Mesme dhe është angazhuar të bashkëpunojë me aleatët e Uashingtonit që të bëjë të mundur që Teherani të respektojë rezolutat e OKB-së.
Diplomatja citoi mbështetjen e Iranit ndaj presidentit sirian Bashar Al Asad, armatosjen e rebelëve hutis në Jemen, krijimin e milicive shiite në Irak dhe praninë në Liban të Hesbollahut të mbështetur nga Teherani.
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...