Rreziku që robotët të na zëvendësojnë në disa punë është më se real dhe aspak fantashkencë. Madje ky kalim mund të jetë edhe më i shpejtë nga se mund të imagjinohej dhe një studim i fundit na jep edhe shifrat “alarmante”.
Periudha sipas sutidimit të “Pricewaters-Coopers” (PËC) është 15 vite, pas kësaj periudhe përllogaritet që makinat do të kenë arritur të kenë zënë 38 për qind të punëve të SHBA, një përqindje e lartë që është pak a shumë e njëjtë edhe në Evropë.
Në Gjermani parashikohet që robotët të zëvendësojnë 35% të punëtorëve, më pak në Britani të Madhe, ku kjo shifër bie në 30%, pak më i prekur nga ky revolucion do të jetë Japonia, me një nivel që arrin 21%. Sipas PËC-së këto të dhëna përkojnë drejtpërdrejtë me nivelin mesatare të arsimit. Ku është më i lartë do të ketë një ndërhyrje më të vogël të këtij fenomeni, ku është më i ulët, me njerëz që kryejnë punë më të thjeshta intelektualisht, do të jetë më intensiv përdorimi i robotëve.
Por interesante janë edhe të dhënat mbi sektorët, ku më të prekurit do të jenë transporti publik dhe vendet e grumbullimit (56%), por edhe repartet e prodhimit (46%) dhe në atë të shitjeve (44%).
Në të kundërt shihet shumë i vështirë futja e këtij fenomeni në sektorin e edukimit, të shëndetit dhe atë social, ku roli i njeriut është thelbësor, shpresojmë, i pazëvendësueshëm./ GSH
Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit
Katari rihap hapësirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Ushtria izraelite lëshon paralajmërim të ri për evakuim nga ...
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë r...
Barcelona po përgatitë largimin e Ronald Araujos – tre emra ...
Macron thirrje pas sulmeve në Katar: Spiralja e kaosit duhet...