Kompania ZTE vazhdon t’i zgjasë jetën telefonit Axon 7 përmes versionit të përditësuar, i cili ka çip-set Snapdragon 821.
Megjithatë, tash nuk është e sigurt nëse modeli i ri ka 6GB RAM dhe 128GB hapësirë të brendshme, transmeton KosovaPress. Prezantimi për media nga kompania ZTE nuk zbulon shumë informacione, ndërsa faqja e kompanisë ende nuk është azhurnuar me informacione të reja për telefonin ZTE Axon 7s.
Sugjerohet se Axon 7s do të ketë ekran 5.5 inç AMOLED me rezolucion QHD, si dhe kamerë të pasme prej 20MP dhe sistem operativ Android 7.1 OS.
ZTE nuk është e vetmja kompani, e cila ka vendosur këtë vit që të publikojë telefon të segmentit të epërm me çip Snapdragon 821, pasi për një hap të tillë kanë vendosur edhe LG, Sony, HTC dhe disa nga prodhuesit tjerë./Arbresh.info
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...