Opozitari maqedonas Zoran Zaev, ka thënë se nuk do ta publikojë bombën e radhës në protestën e Lëvizjes Besa. Ai ka thënë se incizimet e radhës do të përmbajnë biseda për rastin nga Liqeni i Smillkovës.
“Ajo protestë është e kuptueshme dhe legjitime. Megjithatë nuk do t’i publikojmë bisedat për rastin Liqeni i Smillkovës para atij termini. Nuk dëshirojmë që të ndodhin gjëra që rrezikojnë marrëdhëniet ndëretnike, ose të japim argument se opozita i shkatërron bisedimet”. Kështu ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i pyetur për publikimin e bombës për rastin Monstra, thirrjen e Lëvizjes Besa për ta publikuar këtë bombë dhe protestën e kësaj levizjeje të paralajmëruar për më 13 qershor.
Zaev ka theksuar se megjithatë nuk do të heqin dorë nga publikimi i atyre përgjimeve.
“Premtuam se do ta ta publikojmë bombën për rastin monstra, por ajo nuk duhet ta rrezikojë më të mirën që arritëm me fushatën ‘ Everteata për Maqedoninë’ dhe ajo është gërshetimi ndëretnik i paparë i qytetarëve”, ka thënë Zaev në një intervistë për portalin Kirilica. Zaev të mërkurën do të udhëtojë në Bruksel për vazhdimin e bisedimeve për të dalë nga Kriza në të cilën një kohë të gjatë ndodhet Maqedonia.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...