Një nga manastiret më të vjetra në Egjipt ishte subjekt i një sulm të dhunshëm kundër forcave të sigurisë.
Një ushtar është konfirmuar i vdekur, ndërsa të paktën katër janë plagosur, transmeton portali arbresh.info.
Katedralja e Shën Katerinës në Sinai është ndërtuar në vitin 565 pas Krishtit si një kishë ortodokse greke dhe është një nga më të vjetrat në botë.
Daesh pretendon që ishte më shumë një konfrontim i armatosur se sa një sulm vetëvrasës. Nuk është e qartë nëse dhuna ishte rezultat i shpërthimit apo shkëmbimit të zjarrit.
Egjipti ka deklaruar gjendje të jashtëzakonshme para vizitës së Papa Françeskut, në vazhdën e sulmeve të kryera kundër kishave në qytetet e Tanta dhe Aleksandrisë. Daesh ka marrë përgjegjësinë për sulmet ku mbetën dhjetëra të vrarë./Arbresh.info
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...
“Shtëpia e tmerrit” në Spanjë – çifti mbajti të izoluar 3 fë...
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë
Autoritetet gjermane arrestojnë një 17-vjeçar të dyshuar për...
Ska rrezik për pandemi nga hantavirusi në Shqipëri, ISHP: Nu...