Guvernatori sudanez ka thënë se dy pilotët rusë që mbaheshin peng nga persona të armatosur në regjionin e Darfurit perëndimor që nga janari, janë liruar dhe se nuk është paguar shpërblesë për ta.
Guvernatori Shartay Jaafar Abdul Hakam, në një deklaratë për media tha se pengjet ishin duke punuar për Kombet e Bashkuara-Misioni Afrikan në Darfur ose shkurt UNAMID, kur u kidnapuan nga një grup i paidentifikuar duke u kthyer në bazën e misionit në qytetin e Zalenge.
Hakam thotë se dy pilotët Mikhail Antyufeev dhe Sergei Cherepano janë kthyer në Khhartoum dhe tani gjinden në Ambasadën e Rusisë.
Qendra Mediale e Sudanit citon guvernatorin të ketë thënë se kidnapuesit kishin kërkuar para në këmbim të lirimit, por se pagimi i shpërblesës do kishte krijuar precedent që do kishte inkurajuar kidnapimin./arbresh.info/
Pacolli: Certifikatat e mia juridike nga Kosova, Zvicra dhe ...
Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimi...
Nga pasivizimi i adresave te gjuha shqipe, çfarë përfshinë p...
Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së, me votë unanime
Kamberi dhe ambasadori Dugolli diskutojnë për koordinimin e ...
Bislimi priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë...