Donald Trump ka kërkuar nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë të rishikojë marrëveshjen bërthamore të Iranit.
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar rishikimin ndërinstitucional për të parë nëse marrëveshja bërthamore me Iranin ishte në përputhje me interesat amerikane, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson, transmeton portali arbresh.info.
Ai gjithashtu ka thënë që SHBA pohon se Irani po përmbush detyrimet e tij sipas marrëveshjes, por beson se vendi është duke mbështetur terrorizmin.
Me 14 korrik, 2015, Irani dhe grupi prej 5+1 shteteve, përfshirë Rusinë, Kinën Britaninë, SHBA-të, Francën dhe Gjermaninë kanë nënshkruar JCPOA për të siguruar një natyrë paqësore të programit nuklear të Iranit./Arbresh.info
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit
Moti sot me shi