Valon Berisha po i kalon momentet më të mira të karrierës.
Futbollisti kosovar është duke e udhëhequr Red Bull Salzburgun drejt titullit të kampionit në Austri. Ai madje shënoi gol nga penalltia në fundjavë në fitoren 2:0 ndaj Wolfsberger.
Përfaqësuesi kosovar thotë se ndihet mirë në ekipin austriak, por nuk e përjashton mundësinë e largimit prej aty gjatë verës, pasi konsideron se ka ardhur koha që ta bëjë hapin e radhës.
24-vjeçari është pjesë e Salzburgut qe më shumë se pesë vjet dhe ndien se ka ardhur koha për ta bërë hapin e radhës në karrierë.
Për momentin nuk po përmendet ndonjë emër i ndonjë klubi, por cilësitë e lojtarit janë të padiskutueshme dhe ai është gati për sfidën e radhës, për të luajtur në një ligë dhe në një ekip më të madh evropian.
“Gjasa të largohem ka, të ardhmes nuk i dihet. Sidoqoftë, unë e ndiej veten mjaft mirë, jam qe pesë vjet këtu. Salzburgu është një klub që më ka treguar dhe tregon respekt shumë të madh. Jam lojtar i rëndësishëm aty, por jam gati për një hap tjetër”, ka thënë Berisha për “Zërin”.
Gjithashtu, ai e ka pranuar se ofertat milionëshe që vijnë nga futbolli kinez janë mjaft joshëse dhe vështirë të refuzueshme, pasi një futbollistit familjar ia sigurojnë jetën.
Megjithatë, ish-futbollisti i ekipeve Egersund dhe Viking preferon ta vazhdojë karrierën në Evropë, ku sheh më shumë perspektivë, edhe pse ka më pak para.
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...