SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër B.V (29) nga Dibra dhe M.J (21) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer gjithsej 21 vepra penale “vjedhje të rënda”, me çka kanë fituar pasuri të paligjshme prej 2.736.500 denarë dhe kanë shkaktuar dëme materiale prej 36 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas MPB-së, B.V dhe M.J vjedhjet i kanë kryer në periudhën nga mesi i nëntorit deri në fund të dhjetorit në vitin e kaluar në rajonin e Shkupit, zakonisht në orët e pasdites, në gjithsej 21 objekte, nga të cilat pesë shtëpi dhe 15 banesa në rajonin e Aerodromit, Qendrës, Karposhit dhe Gjorçe Petrovit.
Nga MPB thonë se pas ndërmarrjes së masave nga SPB Shkup, të akuzuarit janë privuar nga liria dhe është biseduar me ta, për të zbardhur plotësisht veprat e tyre.
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...
Afro 200 ushtarë amerikanë janë plagosur deri më tani në luf...
Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërs...
A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?
Neymar mbetet jashtë listës së Brazilit për ndeshjet e marsi...