Zyrtarët afganë thonë se numri i luftëtarëve të Shtetit Islamik, të vrarë nga bomba më e fuqishme jobërthamore e SHBA-së, ka arritur në 94.
SHBA për herë të parë ka përdorur bombën GBU-43/B më 13 prill, ku ka goditur pozicionet e IS-it në provincën Nangarhar të Afganistanit.
Guvernatori provincial, Muhammad Isail Shinwari, ka thënë më 15 prill se katër komandatë kyç janë në mesin e militantëve të vrarë. Ai ka shtuar se nga shpërthimi i bombës më të fuqishme jobërthamore të përdoror ndonjëherë, nuk ka asnjë viktimë në mesin e civilëve.
Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit, më 14 prill ka raportuar se nga shpërthimi në qarkun Açin janë vrarë 36 militantë të IS-it, kur bomba goditit një komples të tunelit të përdorur nga IS-i si depo e municionit dhe qendër komanduese.
Bomba GBU-43/B njihet me njofkën “Nëna e të gjitha bombave”.
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League