Pas ndryshimit të pronarëve, raporte të ndryshme sugjerojnë që Milani tani ka ndërmend për të shtruar ofertë për sulmuesin e Liverpoolit, Daniel Sturridge.
Njëra nga prioritet e regjimit të ri do të jetë gjetja e një zëvendësuesi të Carlos Baccas, i cili duket se do të largohet nga klubi këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Emrat e tjerë që përmenden për transferim janë Karim Benzema, Pierre Emerick Aubameyang, Alvaro Morata dhe Alexandre Lacazette, por Sturridge duket se është një futbollist më i lehtë për të siguruar shërbimet e tij.
27-vjeçari është rrënuar nga lëndimet këtë edicion dhe ka bërë vetëm pesë paraqitje në Premierë Ligë duke shënuar vetëm dy gola./arbresh.info
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE