Tre muaj më parë, mjekët i thanë Stefanisë se do të vdiste në vitin 2018. Prej muajsh ajo vuante nga një dhimbje e tmerrshme koke dhe mjekët e diagnostikuan me një formë shumë agresive të kancerit në tru. Mjeku që e diagnostikoi i tha gruas se i kishin mbetur vetëm 15 muaj jetë.
Kirurgët të shumtë në Florida, i thanë asaj se operacioni do të ishte një risk i madh, por një mjek në Oklahoma dëgjoi historinë e Stefanisë dhe e kontaktoi, duke insistuar se ai mund ta operonte. “Nëse dikush ka një tumor të paoperueshëm në tru, më tregoni filmat fillimisht. Në do të shohim nëse është i vërtetë i paoperueshëm”, tha Dr Sughrue gjatë një konference për mediat. “Kam pritur diçka shumë të keqe, nisur nga përshkrimet. Kur i pash skanimet, thashë se këtu ka shumë që mund të bëhet”.
Pas disa ditësh Stefani shkoi në Oklahoma për tu përgatitur për operacionin. Tumori ishte në një zonë shumë delikate të trurit të saj. Vetëm një gabim dhe ajo nuk do të zgjohej më kurrë. Prej kësaj Stefani ishte shumë nervoze. “Isha e trembur prej operacionit, por isha më shumë nëse nuk do e bëja”, tregoi ajo. Sot, Stefani është shëruar na kanceri dhe po e ndan historinë e saj për të inkurajuar pacientët që ndodhen në të njëjtën situatë me të dhe të mos dorëzohen.
Polonia dhe Italia nuk do t’i bashkohen Bordit të Paqes
Trump i thotë Netanyahut se bisedimet bërthamore me Iranin d...
Meksika dhe SHBA-ja “operacion të koordinuar” në Paqësor, se...
Moti sot me shi në Shqipëri
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...