Prokuroria për Krime të Rënda ka avancuar hetimet ndaj deputetit socialist, Alfred Peza, i cili akuzohet për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Burime të Lapsi.al nga organi i akuzës thonë se Prokuroria i ka këruar Gjykatës sekuestrimin e pasurive të Alfred Pezës.
Kërkesa Prokurorisë së Krimeve të Rënda është paraqitur në Gjykatë dhe pritet që kjo e fundit të vendosë për pranimin ose rrëzimin e saj. Hetimet për Alfred Pezën nisën pak muaj më parë. Sekuestrimi i pasurisë së deputetit Peza, nëse gjykata do ta aprovojë, do të kryehet në bazë të ligjit antimafia.
Hetimet e organit të akuzës kanë provuar se deputeti i Peqinit nuk e justifikon pasurinë e vënë. Hetimet nisën fill pas publikimit në media të një kontrate noteriale, sipas së cilës bashkëshortja e deputeti Alfred Peza, kishte investuar 1.14 milionë dollarë në blerjen e aksioneve të një banke të nivelit të dytë.
Deputeti i ka sqaruar disa herë publikisht akuzat për pasurinë e tij, duke mohuar që të këtë bërë fshehje apo të ketë përfituar në mënyrë të paligjshme. Alfred Peza u zgjodh deputet i Partisë Socialiste për Peqinin në zgjedhjet e vitit 2013.
Gjasat janë që ai të mosrikandidohet sërish nga Edi Rama në këto zgjedhje, aq më tepër tani që ai është nën akuzë për fshje të pasurisë dhe pastrim parash.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...