Një 8-vjeçar ka marrë makinën e babait të tij për të shkuar në McDonald, një fast food i njohur në Amerikë. Ai kishte motrën e tij 4-vjeçare si pasagjere, ndërkohë që prindërit e tyre po flinin.
Punonjësit menduan se ishte një lojë kur djali porositi hamburger nga dritarja dhe kërkoi të paguante me kartën e kreditit.
“Punonjësit menduan se prindërit ishin mbrapa, por ata nuk ishin. Unë mendoj se kjo është një mënyrë e mirë e të mësuarit. Me teknologjinë, fëmijët do të mësojnë gjithcka. Djali mësoi ti jepte makinës nga Youtube. Ndoshta ai ka parë ndonjë video për 5 minuta dhe më pas ishte gati për ti dhënë makinës,” – ka thënë roja i ambientit, Jacob Koehler.
Sipas policisë, nuk u shkaktua asnjë dëm, dhe çuditërisht djali nuk bëri asnjë aksident apo përplasje të vogël me makinë. Ngjarja ka ndodhur në Ohio të dielën në mbrëmje.
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt