Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar për Stabilizim-Asociim.
Sikurse edhe ministrat tjerë, edhe Hyseni ka raportuar me dyer të mbyllura në këtë komision .
Pas raportimit, ministri i MPB-së tha se është trajtuar progresi që MPB ka bërë në zbatimin e masave për zbatimin e MSA –së nga fushëveprimi i saj.
“Ishte konstatim i përbashkët që është bërë progres në këtë fushë nga MPB, por në të njëjtën kohë konstatuam që ka edhe masa të pazbatuara që sërish në masën më të madhe lidhen me veprime ndër sektoriale ose kushtëzohen nga progresi në fushën e legjislacionit. Ishte një bashkëbisedim i mirë i asaj se ku gjendemi në fushën e zbatimit të masave që dalin nga MSA-ja e që bien në fushën e Ministrisë së Brendshme”, tha Hyseni.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...