Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer është vënë në shënjestër të kritikave, pasi deklaroi se Adolf Hitleri nuk kishte përdorur armë kimike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Teksa kritikoi Rusinë për mbështetjen që po i ofronte regjimit sirian, ai tha se as edhe një person i neveritshëm si Hitleri nuk kishte përdorur armë kimike. Por kritikët i kujtuan atij se, udhëheqësi i Gjermanisë naziste kishte vrarë mijëra hebrenj në dhoma gazi gjatë Holokaustit.
Spicer nxitoi të sqartonte më vonë se qëllimi i tij nuk kishte qenë aspak zhvlerësimi i Holokaustit.
“Në asnjë mënyrë nuk desha të minimizoj natyrën e tmerrshme të Holokaustit. Ajo që desha të thosha ishte se Hitleri nuk e përdorte gazin ndaj popullit të tij, në të njëjtën mënyrë siç po bën Bashar al-Assadi”, tha Sean Spicer.
Një sulm i dyshuar kimik që goditi Sirinë më 4 prill la të vdekur të paktën 90 persona në rajonin e Idlibit. Shtetet e Bashkuara u përgjigjën duke lëshuar 60 raketa kundër një baze ushtarake siriane. Komentet e Spicer nxitën reagime të ashpra në rrjetet sociale. Chelsea Clinton, vajza e Bill dhe Hillary Clinton, ishte mes atyre që dënuan zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë.
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin