U cilësua si “dasma e vitit” pasi ishte luksoze në maksimum. Bëhet fjalë për dasmën e Adel Sajan, djali i një manjati indian, me mbretëreshën e bukurisë, Sana Khan.
Çifti prenotoi një anije të tërë kroçerë, Costa Fascinosa, për një udhëtim katër ditor nga Barcelona në Spanjë drejt Kanës në Francë.
Dasma, e cila filloi më datë 5 prill e deri më 9 prill, kishte një mijë të ftuar përfshirë dhe personazhe të njohur të Bollywood-it.
Në këtë dasmë kishte 20 parukierë në dispozicion të të ftuarve, 15 mijë lule të përdorura për dekorin e ambienteve dhe shumë dhurata për miqtë. Nuk kishte si të mungonte dhe torta, e cila ishte 12 kate dhe peshonte 140 kilogram.

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër