Luani Simba dhe ariu Lula, të vetmet kafshë që kishin mbetur në kopshtin zologjik në Mosul janë larguar që aty.
Një grup bamirës i veterinarëve ka marrë kafshët nga Mosuli dhe i ka dërguar ato drejt Jordanisë, transmeton portali arbresh.info.
Mjeku i ka gjetur kafshët të braktisura dhe duke jetuar në kushte të tmerrshme. Për shkak të luftës në Mosul kafshët kishin qëndruar të mbyllura në kafaz dhe pa përkujdesje.
Forcat irakane kanë filluar një operacion masiv për marrjen nën kontroll të qytetit që nga tetori i vitit të kaluar. Mosuli për një kohë të gjatë është kontrolluar nga militantët e Shtetit Islamik./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve