Mbi 80.000 libra të më shumë se 80 botuesve do të jenë në shitje në Panairin e 29-të ndërkombëtar të Librit në Maqedoni, i cili në hapësirë prej 4.000 metrave katrorë në sallën e parë të panairit e që solemnisht është hapur më 4 prill.
Panairi i Librit do të jetë i hapur për vizitorët deri më 10 prill nga ora 10:00 deri në orën 20:00.
Panairi i Shkupit e organizon panairin e Shkupit në bashkëpunim me Asociacionin e Maqedonisë të botuesve, Shoqatën e botuesve të Maqedonisë (SHBM) dhe Shoqatën e Botuesve Shqiptarë të Maqedonisë.
Përveç botuesve më të mëdhenj vendorë, të pranishëm në panairin e librit do të jenë edhe botuesit nga Serbia, Mali i Zi dhe nga Shqipëria, ndërsa Suedia do të prezantohet përmes Ambasadës së saj me stendë për promovimin e letërsisë për fëmijë.
Midis ngjarjeve promovuese do të jetë edhe prezantimi i projekteve nga sfera e integrimeve evropiane në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, më 6 prill dhe prezantimi i platformës poetike Versopolis në bashkëpunim me ‘Netët strugane të poezisë’.
Risi, sivjet është që pjesa ekspozuese-shitëse e panairit është zgjeruar dhe në sallën e dytë do të prezantohet letërsia për fëmijë dhe të rinj dhe do të ketë kënd edukativ për fëmijë.
Biletat janë me çmim prej 30 denarësh, gjegjësisht 20 denarë për vizita të organizuara ose grupore.
Macron për dialogun me Rusinë: Bisedimet duan kohë, priorite...
“E paplotë dhe e mangët në mesazh”, LDK arsyetohet pse nuk v...
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...