Zlatan Ibrahimovic a ka cilësuar shumë të rëndësishme fitoren 0-3 të Manchester Unitedit në udhëtim te Sunderland.
Suedezi apelon te skuadra e tij që të vazhdojnë luftën për vendin e katërt, vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Janë tre pikë të rëndësishme. Sot morëm një fitore të mirë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë, duhet të besojmë që mund të arrijmë vendin e katërt. Do të bëjmë gjithçka për të arritur atë pozitë”, ka deklaruar Ibrahimovic.
“Ndeshja po shkonte mirë, ne shënuam atë morën karton të kuq. Pas kartonit të kuq, ne luajtëm me një lojtar më shumë, ndonjëherë kjo gjë ta vështirëson lojën, por ndonjëherë është një avantazh”.
Pas kësaj, suedezi foli për formën e tij, dhe punën e madhe që e bën për ta ruajtur këtë formë.
“Unë stërvitem shumë, ruaj fokusin, besoj në atë që bëj. Duket se sa më i vjetër që bëhem, bëhem më inteligjent”.
“Po ndihem sikurse Benjamin Button – Kam lindur plak e do të vdes i ri”, ka përfunduar suedezi.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X