Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj nuk i merr seriozisht deklaratat e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale në Serbi, Aleksandër Vulin.
Në një prononcim të tij për Klan Kosova, duke iu referuar deklarimeve të Vulinit ku e quajti kreun e AAK-së ‘’terrorist’’, Nitaj është përgjigjur duke thënë se ”Vulin dhe shumë të tjerë punëtorë të Millosheviqit, janë njerëzit që mund të identifikohen me krimin dhe kriminelët”.
”Deklaratat e Vulin për Haradinajn, nuk meritojnë përgjigjie tjetër” ështe shprehur Nitaj.
Veç tjerash ai ka thënë se kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i cili ende gjendet në Francë për shkak të një urdhër arresti serb të vitit 2014, është hero i popullit ndërsa deklarimet e armiqve të Kosovës për të nuk çojnë asnjë peshë.
”Ramush Haradinaj është politikan i vlerësuar, politikan modern, hero i popullit të tij dhe deklaratat e armiqëve të Kosovës për të, nuk kanë asnjë peshë për opinionin, popullin në Kosovë por as edhe për popullin serb në Serbi”, është shprehur Nitaj, për Klan Kosova.
Nitaj në prononcimin e tij tha poashtu se Haradinaj nuk ndihet i nënvlerësuar aspak kur njerëzit si Vulin janë të njohur për veprimtarinë e tyre destruktive, madje sipas tij ”Vulin, Daçiq, Nikoliq e të tjerë si ata, më nuk i marrin seriozisht as vet serbët”
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran