Tërmeti i një dite më parë i regjistruar me epiqendër në fshatin Kthellë të Kurbneshit, me thellësi 15 km, përveçse janë ndierë në qytetet Shkodër, Lezhë, Burrel, Dibër, Klos, Tiranë, Krujë dhe Elbasan, ka shkaktuar edhe çarje të mureve të disa banesave.
Më konkretisht janë dëmtuar një shtëpi në fshatin Përlat i Epërm të Kurbneshit, 5 shtëpi në Klos, një shtëpi në fshatin Bardhaj të Kurbneshit, një shtëpi në fshatin Bulshare të Oroshit, si dhe një shtëpi në Orosh të Mirditës.
Gjatë kësaj të diele, grupi i punës i ngritur për verifikimin e dëmeve ka bërë vlerësimet e para, ndërsa një ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, së bashku me Bekim Muratin, drejtor i Koordinimit të Prefekturave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shkuan në zonat e prekura nga tërmeti për të parë nga afër situatën.
Tërmeti i një dite më parë ishte me magnitudë 5.1, sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit./Arbresh.info/
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2...
Haradinaj: Greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë ...
Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...