Malaga ka arritur për të siguruar tre pikë kundër një kundërshtari superior siç është Barcelona.
Gjiganti katalunas dështoi për të shfrytëzuar mundësinë e krijuar nga Atletico me barazim ndaj Realit për të prekur kreun e La Ligas pas humbjes me rezultat 2 me 0 mbrëmjen e së shtunës ndaj Malagas, shkruan portali arbresh.info.
Sandro Ramirez ishte autori i golit të parë (32′), ndërsa Jony i dha fund shpresës së Barcelonës duke shënuar për 2 me 0 në minutën e 91′ të ndeshjes.
Malaga, që konsiderohej si një klub që nuk posedon “armët” për të fituar ndaj “Blaugranëve”, siguroi fitoren e parë si nikoqir pas pesë humbjeve në ‘La Rosaleda’.
Skuadra e Luis Enrique, e cila mbeti me vetëm 10 lojtarë në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Neymarit, vazhdon qëndrimin në pozitën dytë me 69 pikë, ndërsa Malaga qëndron në pozitën e 14 me 33 pikë./arbresh.info
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...