Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkruar në Facebook se dhjetëra gazetarë dhe intelektualë të fjalës, iu bashkuan sot “Sheshit të Lirisë”, për të ndarë shqetësimin për shtypjen e fjalës së lirë dhe nënshtrimin e mediave ndaj pushtetit.
Postimi i plotë i Bashës:
Me dhjetra gazetarë dhe intelektualë të fjalës iu bashkuan sot Sheshit të Lirisë për të ndarë shqetësimin për shtypjen e fjalës së lirë dhe nënshtrimin e mediave ndaj pushtetit. Agim Doçi, Bledi Kasmi, Klara Bici, Elton Metaj, Mina Hysa, Altin Mema, Gazim Alliu, Artan Cena e të tjerë sollën përpjekjet e tyre të përditshme për t’i bërë ballë trysnisë së pushtetit për t’u kthyer në megafon të qeverisë, duke braktisur të vërtetën dhe interesin publik. Dhjetra studentë shprehën, gjithashtu, dëshpërimin e tyre për mungesën e lirisë dhe të mundësive, por edhe kurajon për të luftuar për të ardhmen e tyre dhe të Shqipërisë.
Plani i republikës së vjetër është të ruajë me çdo kusht gjendjen e tanishme. Me milionat e drogës, koncesioneve dhe tenderave po u mbyllet goja mediave dhe po mbulohet e vërteta. Sepse vetëm kështu, Edi Rama dhe klientët e tij mund të jenë zotër të parave të shqiptarëve, të pasurive të shqiptarëve, të mediave, të mendjeve dhe fatit të shqiptarëve.
Detyra jonë është e qartë, ta ndalim këtë tirani. Qeverisja duke shkelur lirinë dhe të drejtat njerëzore dhe politike është tirani dhe tiranitë ndalen ose përmbysen. Shteti i vjetër nuk do t’i mbijetojë as orës së parë të Republikës së Re që po vjen me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo Republikë do të garantojë lirinë dhe mundësitë e barabartë për të gjithë dhe do të kufizojë pushtetin e çdo kujt.
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...