Tregu i Përbashkët Rajonal i propozuar nga Serbia po vazhdon të hasë në kundërshtime të shumta nga pala kosovare.
Në një prononcim për Reuters, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se me këtë ide Serbia po tenton ta dominojë rajonin politikisht dhe ekonomikisht.
Kryediplomati kosovar, i cili që nga fillimi e ka kundërshtuar këtë ide ka thënë se tentativa e Serbisë për ta dominuar rajonin në stilin rus është e papranueshme për Kosovën.
“Ne nuk duam ta shohim një Serbi që në stilin rus mundohet ta dominojë rajonin politikisht”, ka thënë Hoxhaj.
Në artikullin e publikuar sot në Reuters, kjo ide cilësohet si ripaketim të së kaluarës në Ballkan, ide kjo e cila po përkrahet edhe nga përfaqësues të BE-së.
Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka kundërshtuar idenë për tregun e përbashkët duke thënë se me këtë do të rikthehet e kaluara e njëjtë vetëm e mveshur ndryshe.
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së